Një 42-vjeçare, me origjinë shqiptare dhe nënë e tre fëmijëve, ka humbur jetën, rreth orës 8, në një aksident në Passarella, fshat i San Donà di Piave (Venecia), Itali teksa po shoqëronte vajzën në shkollë.
Vajza fatmirësisht ka mbetur e padëmtuar, ndërsa nëna, e përplasur nga një kamion për mbledhjen e mbeturinave urbane, ka mbetur e bllokuar nën mjet, ku humbi jetën.
Në vendngjarje ka mbërritur policia lokale për kryerjen e ekspertizës së aksidentit dhe për menaxhimin e qarkullimit rrugor. Sipas TGCom.24, kamioni i mbledhjes së mbeturinave derë më derë, po kthehej djathtas ndërsa nëna ishte mbi vijat e bardha kur u përplas për vdekje.
Policia lokale ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit, ndërsa ngjarja ka rikthyer në vëmendje çështjen e sigurisë së mjeteve të rënda që qarkullojnë në zonat urbane.



