Kinë, ish-ministri i Drejtësisë dënohet me burg përjetë për korrupsion

Kinë, ish-ministri i Drejtësisë dënohet me burg përjetë për korrupsion

Një gjykatë në Kinë dënoi ish-ministrin e Drejtësisë Tang Yijun me burgim të përjetshëm të hënën, të akuzuar për korrupsion.

 

Tang, i cili u akuzua vitin e kaluar për ryshfet pasiv dhe abuzim me pushtetin, u shpall fajtor dhe do të kalojë pjesën tjetër të jetës së tij në burg, raportuan transmetuesi shtetëror CCTV dhe gazeta China Daily.

 

Tang akuzohet se ka ndihmuar anëtarët e familjes së tij të sigurojnë marrëveshje financiare dhe ka pranuar dhurata të majme dhe shpenzime udhëtimi, në shkelje të kodit të etikës së Partisë Komuniste, sipas Komisionit Qendror për Inspektimin e Disiplinës (CCDI).

 

Ai dyshohet gjithashtu se është përpjekur t’u sjellë dobi të tjerëve në emërimet e personelit, ka pranuar ryshfete dhe ka ndërhyrë në aktivitetet e tregut dhe çështjet gjyqësore, tha CCDI në një deklaratë të postuar në faqen e saj të internetit një ditë më parë.

 

Pak kohë më parë, autoritetet kineze njoftuan se po hetonin 34 kompani në pronësi të gruas së ish-ministrit Zhulan Mingjie për pastrim parash.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy