Kastriot Çipi tha në studion e emisionit “Arnautistan” në MCN Tv se marrëveshja e propozuar nga President Trump për paqen në Gaza është ‘shumë e mirë për të qenë e vërtetë’.
Sipas Çipit izraelitët do të vijojnë me shpronësimin dhe me zhvendosjen me dhunë të popullsisë civile në Bregun Perëndimor.
“Financuesi kryesor i Hamasit ka qenë Izraeli. Kjo është e gjithë pranuar që Izraeli me kërkesë propozim të Netanjahu-t ka kanalizuar fonde në Katar që pastaj kanë ardhur tek Hamasi në Gaza.
Ajo që di unë dhe është e provuar me video dhe që e ka thënë Netanjahu: Që kushdo që do të pengojë krijimin e një shteti palestinez duhet të mbështesë Hamasin. Paratë e Izraelit përmes Katarit kanë shkuar atje.
Ata do të vazhdojnë me shpronësimin me dhunë siç kanë bërë dhe me zhvendosjen me dhunë të popullsisë civile në Bregun Perëndimor.
Ka ikur vërtetë Izraeli nga Gaza, d.m.th. i ka tërhequr kolonët nga Gaza, por i ka bërë rrafsh me tokën të gjitha ndërtesa që kishin ndërtuar kolonët. Ka bërë rrafsh me tokën edhe aeroportin e vetëm që kishte Gaza që nuk e kishte ndërtuar Izraeli, e kishin ndërtuar ndërkombëtarët me ndihma. Pasi ia ka shembur me raketa e bomba terminalin, ka çuar buldozerët dhe e kanë çarë pistën dhe pastaj palestinezët kanë shkuar të riciklojnë ndonjë hekur dhe beton. Nëse tërhiqet Izraeli lë pas tokë të djegur, por unë them nuk ka për të ndodhur kjo gjë. Kjo tregon se çfarë race janë sionistët.
Marrëveshja e propozuar nga Trump është shumë e mirë për të qenë e vërtetë. Dyshoj se do ta pranojë Hamasi”.
Më tej Çipi tha se 80% e izraelitëve duan zhdukjen e Gazës.
“Ke parë protesta kundër vrasjeve në Gaza në Izrael? Në këtë vendin perëndimor? Kundër Netanjahu-t po ka pasur, por jo kundër asaj që po ndodh në Gaza. Jo kundër bombardimeve, jo kundër urisë së detyruar, jo kundër vrasjes së fëmijëve, mjekëve gazetarëve. 80 % e izraelitëve duan zhdukjen e Gazës”.



