Një shpërthim ka ndodhur të enjten në një kafene në qendër të Damaskut, pranë Pallatit të Drejtësisë.
Kështu bëri të ditur një burim i sigurisë siriane për AFP, pasi televizioni shtetëror raportoi për një shpërthim në kryeqytet.
Agjencia shtetërore siriane e lajmeve, SANA, njoftoi se autoritetet kanë nisur hetimet dhe po përpiqen të përcaktojnë shkakun dhe origjinën e shpërthimit. Deri më tani nuk ka informacione zyrtare për viktima apo të plagosur.



