Një studim i ri i publikuar në revistën Neurology sugjeron se një dietë e pasur me ushqime me bazë bimore me cilësi të lartë si drithërat e plota, perimet, frutat, bishtajoret dhe arrat, mund të ulin rrezikun e demencës dhe të mbrojë funksionin njohës edhe kur fillohet në moshë të mesme ose të vonë.
Studimi, që përfshiu rreth 93,000 pjesëmarrës dhe i ndoqi ata për një periudhë 10-vjeçare, tregoi se:
-Personat që përmirësuan cilësinë e dietës së tyre kishin rreth 11% rrezik më të ulët për Alzheimer dhe demencë.
-Ata që konsumuan më shumë ushqime bimore të shëndetshme patën deri në 7% ulje të rrezikut të demencës.
-Ndërsa ata që rritën konsumin e ushqimeve bimore të përpunuara dhe me sheqer të shtuar kishin deri në 25% rrezik më të lartë.
Studiuesit theksojnë se jo çdo “dietë bimore” është automatikisht e shëndetshme: cilësia e ushqimeve është vendimtare. Ushqimet e plota dhe natyrale mbrojnë trurin, ndërsa produktet e rafinuara dhe të përpunuara mund të kenë efekt të kundërt.
Në përfundim, ekspertët theksojnë se nuk është kurrë vonë për të përmirësuar dietën, pasi ndryshimet në moshë të mesme ose të vonë mund të kenë ende ndikim pozitiv në shëndetin e trurit.



