Shembet miniera ilegale në Kinë, 5 të vdekur

Shembet miniera ilegale në Kinë, 5 të vdekur

Një aksident tragjik u shënua ditën e sotme në një operacion të paligjshëm minerar në qarkun Huize, në provincën Yunnan të Kinës jugperëndimore. 

 

Sipas autoriteteve kineze, shembja e një miniere ilegale rreth orës 04:30 të mëngjesit në fshatin Baiwu, la të bllokuar gjashtë persona. Ekipet e shpëtimit arritën t’i nxirrnin të gjithë, por pesë prej tyre humbën jetën si pasojë e plagëve të marra, ndërsa një person mbijetoi dhe ndodhet në gjendje të qëndrueshme.

 

Autoritetet nuk kanë bërë të ditur llojin e mineralit që po nxirrej, por kanë konfirmuar se aktiviteti minerar ishte i paligjshëm. 

 

Ngjarja vjen vetëm pak ditë pas një tjetër katastrofe minerare në provincën Shanxi, ku një shpërthim gazi në një minierë qymyri shkaktoi të paktën 82 viktima.

 

Hetimet paraprake në atë rast zbuluan shkelje serioze të rregullave të sigurisë, tunele të fshehura dhe aktivitete të paregjistruara minerare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy