Donald Trump e ka paralajmëruar Iranin se nuk do të ekzistojë më nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosin të përshkallëzojnë konfliktin.
“Avionët luftarakë amerikanë sapo kanë goditur depot iraniane të raketave dhe dronëve, si dhe vendet bregdetare të radarëve, për shkelje të marrëveshjes së armëpushimit... PËRSËRI!”, shkroi presidenti amerikan në Truth, duke konfirmuar njoftimin e bërë nga Komanda Qendrore e SHBA-së.
Ka shumë të ngjarë që ata të mos e marrin kurrë mësimin!
Mund të vijë një kohë kur ne nuk do të jemi më në gjendje të përdorim arsyen dhe do të detyrohemi të përfundojmë ushtarakisht punën që kemi filluar me kaq sukses.
Nëse kjo do të ndodhte, Republika Islamike e Iranit do të pushonte së ekzistuari!



