Armëpushimi 3-ditor/ Pumo: Rusia e priti me entuziazëm, Parada e ‘Ditës së Fitores’ në masa të rrepta sigurie (VIDEO)

Armëpushimi 3-ditor/ Pumo: Rusia e priti me entuziazëm, Parada e ‘Ditës së Fitores’ në masa të rrepta sigurie (VIDEO)

Në Moskë u zhvillua parada tradicionale e “Ditës së Fitores”, ndërsa këtë vit ceremonia u karakterizua nga masa të forta sigurie dhe një organizim më modest krahasuar me vitet e mëparshme. 

 

Në një lidhje direkte për MCN TV, gazetari Misha Pumo raportoi se Kremlini kishte paralajmëruar më herët një paradë më të reduktuar për shkak të kërcënimeve të mundshme me dronë nga Ukraina.

 

Sipas Pumos, në paradë munguan mjetet e rënda ushtarake dhe raketat, ndërsa pjesëmarrja u fokusua kryesisht tek formacionet e këmbësorisë.

 

Festimet vazhdojnë sepse nuk është një datë jubile. Kremlini ka deklaruar se këtë vit do të jetë një paradë më modeste për faktin e kërcënimit të mundshëm nga Ukraina me dronë. Për këtë arsye, raketat dhe makinat e rënda të blinduara nuk kanë marrë pjesë në paradë, përveç këmbësorisë.

 

Ai theksoi se ceremonia u zhvillua pa incidente dhe sipas protokollit shtetëror, me pjesëmarrjen e disa liderëve aleatë të Rusisë, mes tyre edhe presidenti bjellorus Aleksandër Lukashenko.

 

Sa kam parë, nuk ka pasur asnjë incident. Gjithçka ka shkuar qetë sipas protokollit. Ishin të pranishëm udhëheqës të ndryshëm, përfshirë vende si Uzbekistani. Aleati më i ngushtë i Putinit ishte Lukashenko. Pas paradës, Putin bëri homazhe te varri i Ushtarit të Panjohur dhe më pas zhvilloi disa takime.

 

Gazetari komentoi edhe zhvillimet politike lidhur me propozimin për armëpushim 3-ditor, duke theksuar se Moska e ka mirëpritur iniciativën e propozuar nga Donald Trump.

 

Rusia e priti me entuziazëm propozimin e Trump për armëpushimin. Rusia është shprehur se nuk është kundër bisedimeve dhe mund të shihen mundësi për negociata mes Moskës dhe Kievit.

 

Sipas Pumos, kërcënimet me dronë nga Ukraina mbeten serioze për autoritetet ruse, çka ka sjellë masa të jashtëzakonshme sigurie në kryeqytetin rus gjatë aktiviteteve zyrtare.

 

Kërcënimet e dronëve janë të konsiderueshme nga Ukraina. Ajo që bëhet në Moskë për sigurinë nuk bëhet në asnjë vend tjetër.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy