Për herë të parë në histori, planeti ka regjistruar gjashtë ditë radhazi me temperatura globale mbi 2 gradë Celsius më të larta se nivelet para-industriale, duke arritur kulmin në 2.24°C, raporton gazeta The Guardian.
Sipas shkencëtarëve të klimës, kjo anomali e jashtëzakonshme është nxitur nga ngrohja globale prej djegies së lëndëve fosile dhe nga fenomeni i fuqishëm "El Niño", i cili pritet të arrijë kulmin deri në janar. Edhe pse nuk përbën ende një shkelje afatgjatë të Marrëveshjes së Parisit, ekspertët paralajmërojnë se ky është një sinjal alarmues për përshpejtimin e krizës klimatike.
Situata po rëndohet nga thatësirat dhe zjarret në pyjet tropikale të Amazonës dhe Indonezisë, të cilat po ulin aftësinë e natyrës për të thithur dioksidin e karbonit.
Ndërkohë, pasojat e nxehtësisë ekstreme po bëhen gjithnjë e më vdekjeprurëse: vetëm gjatë kësaj vere, valët e të nxehtit shkaktuan mbi 50,000 viktima në Bashkimin Evropian dhe 5,000 të tjera në Mbretërinë e Bashkuar, duke mbingarkuar spitalet dhe dëmtuar infrastrukturën.
