Të paktën 1.028 persona kanë humbur jetën në Spanjë gjatë muajit qershor si pasojë e temperaturave të larta, sipas të dhënave të publikuara të mërkurën nga Instituti i Shëndetit Carlos III në Madrid.
Shifra është më shumë se dyfish më e lartë krahasuar me qershorin e vitit 2025, kur u regjistruan 407 vdekje të lidhura me të nxehtin.
Muaji qershor u karakterizua nga një valë e fortë të nxehti që përfshiu shumë vende evropiane, duke rritur shqetësimet për ndikimin e temperaturave ekstreme në shëndetin publik.
Sipas Agjencisë Kombëtare Meteorologjike të Spanjës (Aemet), qershori i vitit 2025 kishte qenë muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë në vend, por numri i viktimave këtë vit ka shënuar një rritje alarmante.



