Mbreti Frederik X i Danimarkës ka mbërritur në Groenlandë për një vizitë tre-ditore, duke demonstruar mbështetjen e tij për territorin autonom danez të kërkuar nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump.
Monarku 57-vjeçar përshëndeti mbështetësit në aeroportin e Nuuk, ku u prit nga kryeministri i Groenlandës Jens-Frederik Nielsen.
Kërcënimet e Trump për të pushtuar me forcë ishullin e gjerë dhe të pasur me minerale të Arktikut nëse është e nevojshme, kanë rritur tensionet midis Shteteve të Bashkuara dhe Danimarkës.



