Plani i armëpushimit me Gazën/ Presidenti Trump pret kryeministrin Netanjahu në SHBA

Plani i armëpushimit me Gazën/ Presidenti Trump pret kryeministrin Netanjahu në SHBA

Situata në Gaza dhe marrëveshjet për një armëpushim të mundshëm me Hamasin, do të jenë në qendër të bisedës mes kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu dhe Presidentit amerikan Donald Trump. 

Dy liderët do të takohen gjatë së hënës në Shtëpinë e Bardhë, ndërkohë që ky takim ka një rëndësi të madhe për faktin se si do të vijojë lufta në Lindjen e Mesme mes Hamasit dhe Izraelit, e nisur që në 7 tetor të 2023. 

Në këtë rajon kohët e fundit tensionet janë rritur ndjeshëm, pas sulmit që Izraeli ka bërë bazave të Hamasit në Katar, ndërkohë që ky i fundit është një aleat me rëndësi të veçantë në rajon, i SHBA-së.

Një ditë më parë, Trump reagoi në rrjetet sociale për takimin me Netanjahu-n, për ti dhënë fund luftës në Lindjen e Mesme.

“Kemi një shans të vërtetë për madhështi në Lindjen e Mesme. Të gjithë janë dakord për diçka të veçantë, për herë të parë ndonjëherë. Do ta bëjmë”, tha Trump.

Presidenti Trump është zotuar gjithashtu se do të bindë Izraelin të mos aneksojë Bregun Perëndimor kurse kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, në një intervistë për Fox Neës tha se e kishte pranuar planin, edhe pse pranoi se qeveria e tij po punon me Presidentin amerikan Donald Trump për t’i dhënë fund luftës në Gaza.

“Po punojmë për ti dhënë fund luftës. Nuk është finalizuar ende, por po punojmë me ekipin e Presidentit Trump, realisht, ndërkohë që flasim”, tha Netanyahu. 

Analistë të ndryshëm flasin se Trump pretendon se është afër arritjes së marrëveshjes me Netanjahun, por ky i fundit nga ana tjetër shprehet i bindur për të vazhduar luftën duke refuzuar në mënyrë kategorike shtetin Palestinez.

Disa zyrtarë palestinezë thanë se Netanyahu pritet të paraqesë rezerva dhe të kërkojë ndryshime në planin e armëpushimit, duke thënë gjithashtu se arritja e një marrëveshjeje duket shumë e vështirë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy