Një shpërthim i rëndë i një virusi në stomak ka prekur më shumë se 120 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit në një anije turistike të Princess Cruises.
Anija, sipas NBC News, u nis nga San Francisco më 12 qershor për në Alaska dhe Kanada, dhe ishte planifikuar të mbaronte udhëtimin më 2 korrik.
Por sipas Qendrave të SHBA-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, 125 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit ishin të infektuar me norovirus.
Simptomat kryesore ishin diarreja dhe të vjellat, të cilat mund të zgjasin deri në tre ditë.
Norovirusi është shumë ngjitës dhe përhapet përmes ushqimit ose sipërfaqeve, veçanërisht në mjedise të mbushura me njerëz.
Ruby Princess, një anije turistike e Princess Cruises, iu nënshtrua menjëherë protokolleve të përforcuara të dezinfektimit në të gjithë anijen.
Kompania njoftoi gjithashtu në një deklaratë se anija do të dezinfektohet plotësisht para se të niset për udhëtimin e saj të radhës.



