Rrjeti kriminal shmang rregullat e riciklimit, OLAF bllokon 4200 tonë mbetje tekstile nga Italia në Turqi

Rrjeti kriminal shmang rregullat e riciklimit, OLAF bllokon 4200 tonë mbetje tekstile nga Italia në Turqi

Një hetim i gjerë i udhëhequr nga Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF), në bashkëpunim me Karabinierët e Italisë dhe autoritetet doganore turke, ka zbuluar një skemë të paligjshme për eksportimin e rreth 4.200 tonëve mbetje tekstile nga Italia drejt Turqisë.

 

Hetimi u përqendrua në mbetjet tekstile me përmbajtje të lartë fibrash akrilike, materiale sintetike që nuk riciklohen dhe mund të qëndrojnë në mjedis deri në 200 vjet.

 

Për shkak se riciklimi i tyre kërkon teknologji të specializuara dhe procese të kushtueshme, këto mbetje i nënshtrohen rregullave të rrepta për trajtimin dhe asgjësimin.

 

Sipas hetuesve, ngarkesat ishin etiketuar në mënyrë të rreme si materiale të riciklueshme, me qëllim shmangien e kostove të larta të riciklimit dhe kontrollit mjedisor.

 

Përmes analizës së flukseve tregtare, të dhënave doganore dhe kapaciteteve të riciklimit, OLAF identifikoi dërgesat e dyshimta dhe njoftoi autoritetet turke, të cilat ndërhynë sapo ngarkesat mbërritën në destinacion.

 

Gjatë kontrolleve të mëtejshme në Turqi, inspektorët zbuluan edhe afro 2.100 tonë mbetje tekstile të depozituara në magazinat e një impianti riciklimi që nuk respektonte rregullat mjedisore. 

 

Gjithashtu, në portin e Mersinit u sekuestruan edhe 768 tonë të tjera mbetje tekstile të lidhura me të njëjtën skemë të dyshuar.

 

Si pjesë e operacionit, autoritetet italiane zhvilluan kontrolle në një kompleks biznesi në qytetin e Brescias. Gjatë aksionit u sekuestruan objektet e kompanisë, një flotë kamionësh të përdorur për transportin e mbetjeve dhe pasuri financiare me vlerë rreth 12 milionë euro.

 

Drejtori i Përgjithshëm i OLAF, Petr Klement, deklaroi se skema të tilla u japin rrjeteve kriminale mundësinë të përfitojnë në mënyrë të paligjshme duke shmangur kostot e riciklimit dhe detyrimet mjedisore, ndërsa theksoi se bashkëpunimi ndërkombëtar është vendimtar në luftën kundër krimeve mjedisore.

 

Rasti vjen në një kohë kur Bashkimi Evropian po forcon rregullat për menaxhimin e mbetjeve tekstile. Sipas të dhënave të Komisionit Evropian, Evropa gjeneron rreth 12.6 milionë tonë mbetje tekstile në vit, por vetëm një pjesë e vogël riciklohet ose ripërdoret. 

 

Rregullat e reja synojnë të ndalojnë eksportimin e mbetjeve të deklaruara në mënyrë të rreme si produkte të ripërdorshme dhe të rrisin kontrollin ndaj trafikut ndërkombëtar të mbetjeve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy