Las Vegas/ Max Verstappen fiton garën kaotike me 34 parakalime në krye

Las Vegas/ Max Verstappen fiton garën kaotike me 34 parakalime në krye

Max Verstappen i Red Bull triumfoi në një Çmim të Madh të Las Vegasit, i cilësuar si një nga garat më kaotike në historinë e Formula 1, me plot 34 ndryshime të kryesimit.

 

Holandezi tregoi kontroll të jashtëzakonshëm duke mbizotëruar në duelin e pandërprerë me dy pilotët e Mercedes, George Russell dhe Kimi Antonelli, ndërsa rivalët e tij dështuan në xhirot vendimtare.

 

Dy xhiro para fundit, George Russell gaboi në frenim dhe u përplas me barrierat duke përfunduar i 9-ti, çka solli edhe reagimin ironik të Verstappenit në radio. Ndërkohë, talenti Kimi Antonelli mbeti pa energji baterie në xhiron e fundit, duke humbur podiumin ndaj dy makinave McLaren.

Lando Norris dhe Oscar Piastri ky i fundit pas një rikuperimi spektakolar nga vendi i 17-të përfituan nga gabimet e Mercedes dhe u renditën respektivisht në vendin e dytë dhe të tretë.

 

Gara u shoqërua me tensione të brendshme te "kokëkuqja". Të dy pilotët morën nga një penalitet prej 10 sekondash, Lewis Hamilton për parakalim jashtë piste dhe Charles Leclerc për një përplasje me shokun e skuadrës duke e mbyllur garën në vendet 7 dhe 10.

Renditja e 10 të parëve:

1. Max Verstappen (Red Bull)

2. Lando Norris (McLaren)

3. Oscar Piastri (McLaren)

4. Kimi Antonelli (Mercedes)

5. Pierre Gasly (Alpine)

6. Franco Colapinto (Alpine)

7. Lewis Hamilton (Ferrari)

8. Carlos Sainz (Williams)

9. George Russell (Mercedes)

10. Charles Leclerc (Ferrari)

Formula 1 do të zhvendoset menjëherë në Lindjen e Mesme fundjavën e ardhshme për Çmimin e Madh të Katarit (27–29 nëntor).

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy