Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) njoftuan se gjatë natës kanë kryer një valë sulmesh ajrore në shkallë të gjerë në Bejrut, duke goditur objektiva që i përkasin Hezbollahut.
Sipas ushtrisë izraelite, sulmet kishin në shënjestër qendra komande dhe ndërtesa shumëkatëshe në kryeqytetin e Libani, si dhe një strukturë ku, sipas tyre, ruheshin dronë të përdorur nga Hezbollahu për të kryer sulme ndaj Izraelit.
IDF deklaroi se qendrat e komandës po përdoreshin nga organizata për të planifikuar dhe kryer sulme të shumta kundër forcave izraelite dhe shtetit të Izraelit.
Ushtria izraelite bëri të ditur gjithashtu se deri tani ka ndërmarrë 26 valë sulmesh në zonën Dahiyeh, një periferi kryesisht myslimane shiite në jug të Bejrutit, e cila konsiderohet nga Izraeli si një bastion i Hezbollahut.
Ndërkohë, një paralajmërim i ushtrisë izraelite për evakuimin e pothuajse të gjithë Bejrutit jugor shkaktoi kaos dhe panik mbrëmjen e së enjtes.
Banorët u panë duke bllokuar rrugët në përpjekje për t’u larguar nga zona, nga frika e përshkallëzimit të sulmeve.



