As armë bërthamore, as raketa me rreze të gjatë/ Pse u sulmua Irani me të njëjtat premisa si Iraku në vitin 2003?

As armë bërthamore, as raketa me rreze të gjatë/ Pse u sulmua Irani me të njëjtat premisa si Iraku në vitin 2003?

Irani u sulmua në mënyrë të qartë dhe të paralajmëruar javë më parë me dislokimet e dy grupeve luftarake detare amerikane. E megjithatë, Sekretari Amerikan i Luftës, Peter Hegseth pretendon se nuk ishte SHBA që e nisi luftën. 

 

Nuk e nisi SHBA konfliktin, por ne do ta përfundojmë atë. Ne nuk do të tolerojmë që raketa të fuqishme të shënjestrojnë amerikanët. Ato raketa do të shkatërrohen. Dhe siç e ka thënë gjatë gjithë jetës së vetë presidenti Trump, Irani nuk do të ketë kurrë armë bërthamore.

 

Raketat balistike me rreze të gjatë dhe armët bërthamore kanë qenë pika kritike e negociatave që rifilluan pasi presidenti amerikan, Trump u tërhoq nga marrëveshja 5 plus 1 e vitit 2015. 

 

Por a disponon Irani armë të tilla dhe a ka ai kapacitetet për të bërë operative raketa me rreze të gjatë? 

 

Përgjigja zyrtare edhe nga SHBA është Jo. Mediat kryesore në Amerikë kanë nisur të citojnë një dokument të majit 2025, autorizuar nga Agjencia e Inteligjencës së Mbrojtjes sipas të cilit, program raketor iranian mund të zhvillojë raketa me rreze të gjatë jo më herët sesa viti 2035. 

 

"Irani ka kapacitete të godasë Europën dhe po punon për zhvillimin e kapaciteteve që mund të godasin SHBA, por këto janë shumë vite larg", ka thënë Richard Nephew, Administrata Biden.

 

Të njëjtin vlerësim kanë bërë ndër vite edhe shërbimet amerikane të inteligjencës, nisur nga fakti se zhvillimi i njësive të tilla ushtarake haset me vështirësi shumë të mëdha teknike dhe teknologjike. 

Aktualisht Irani është përqendruar në zhvillimin e raketave me rreze të shkurtër dhe të mesme deri në 2000 km, si dhe ka një program shumë dinamik të zhvillimit të dronëve. 

 

Një tjetër çështje që ka dalë në sipërfaqe është legjitimimi kushtetues dhe juridik i Presidencës amerikane për të urdhëruar sulme ushtarake. 

Sipas Kushtetutës amerikane pushtetin për të nisur luftën e ka vetëm Kongresi, që e ka ushtruar për herë të fundit në vitin 1942, por që nga viit 1973, të gjithë presidentët amerikanë kanë vepruar në suazën e Aktit mbi Pushtetet e Luftës për të vepruar në Vietnam, Jugosllavi, Libi, Irak. 

Nisur nga kompleksiteti i situatës së krijuar dhe shkëputjes së presidencës nga kontrolli legjislativ, një grup ligjvënësish demokratë kanë dënuar sulmet dhe kanë bërë thirrje që Senati të votojë urgjentisht legjislacionin që bllokon presidentin për të ndërmarrë sulme ushtarake në të ardhmen, pa aprovim të Kongresit.

 

“Senati duhet menjëherë të kthehet në seancë dhe të votojë mbi Rezolutën e Pushteteve të Luftës për të bllokuar përdorimin e forcës nga SHBA në tensionet me Iranin. Çdo senator duhet të shprehet për këtë veprim të rrezikshëm, të panevojshëm dhe idiotesk”, tha Tim Kain, senator demokrat në SHBA. 

 

Marrë parasysh këtë situatë, pyetja që shtrohet është pse sulmoi SHBA tani Iranin? Dhe pse mbi të njëjtat premisa me të cilat George Bush sulmoi Irakun në vitin 2003, sidomos duke patur parasysh se një ndër premtimet e Trump ka qenë se do t'i japë fund atyre që ai i quan “luftërat pa fund”? 

 

Gazeta “The Washington Post” sugjeronte sot se një arsye vendimtare ka qenë lobimi intensive i Izraelit dhe Arabisë Saudite, një hipotezë që e vendos administratën amerikane në raporte toksike besimi dhe kredibiliteti. 

Nëse shteti më i fuqishëm në botë vepron nën ndikim të aktorëve të huaj, atëherë është e besueshme se politikat e lobimit, po zëvendësojnë vendimmarrjen sovrane. 

Izraeli dhe Arabia Saudite janë rivalë të Iranit dhe nëse i referohemi deklarimeve të Ali Larijanit, njeriut më të afërt të Khamenei-t, synimi është ndarja e Iranit. 

Dezintegrimi i tij, për të marrë në kontroll gjeopolitikën e Lindjes së Mesme dhe rrugët e naftës, meqenëse nga ngushtica e Hormuzit kalon 20% e naftës që tregtohet në botë , pa folur për prodhimin e brendshëm. 

 

Struktura demografike e Iranit që ka 85 milionë banorë nga të cilët persët përbëjnë vetëm 51%, azerët 24%, kurdët 7%, arabët 3%. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy