Izrael/ Një postim viral pretendon betimin e Gadi Eisenkot si kryeministër më 10 nëntor

Izrael/ Një postim viral pretendon betimin e Gadi Eisenkot si kryeministër më 10 nëntor

Një postim i bujshëm që po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale pretendon se epoka politike e Benjamin Netanyahut në krye të Izraelit ka përfunduar. 

 

Sipas këtij pretendimi, i cili mban stemën e llogarisë së ushtrisë izraelite, partitë arabe kanë rënë dakord për të krijuar një koalicion të ri qeverisës me ish-shefin e ushtrisë, Gadi Eisenkot.

 

Në mesazhin e shpërndarë shkruhet se partitë kanë pranuar të gjitha kushtet e vendosura nga Eisenkot dhe shtohet me bindje se ai do të betohet si Kryeministri i ri i vendit më datë 10 nëntor.

 

Ky zhvillim vjen pas zgjedhjeve të fundit parlamentare në Izrael, ku rezultatet paraprake dëshmuan për një bllokim të thellë politik, ku as blloku i Netanyahut dhe as ai i krahut tjetër nuk siguruan dot menjëherë shumicën absolute prej 61 mandatesh të nevojshme për formimin e qeverisë. 

 

Për shkak të kësaj situate politike, rrjetet sociale janë përmbytur me lajme dhe pretendime të pakonfirmuara apo llogari që ngrenë pikëpyetje mbi vërtetësinë e tyre, ndërsa vëmendja mbetet e plotë te lëvizjet zyrtare për krijimin e koalicioneve të mundshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy