Kryeministri polak Donald Tusk ka thënë se nuk pendohet për pretendimin e tij të mëparshëm se Presidenti i SHBA-së Donald Trump është një aset rus.
Në një takim parazgjedhor në vitin 2023, Tusk pretendoi se “lidhjet e Trump me shërbimet sekrete ruse janë të pakundërshtueshme”.
“Nuk pendohem për asnjë fjalë që kam thënë në jetën time”, u tha Tusk gazetarëve në një konferencë për shtyp në Lomza të Polonisë të premten, kur iu kërkua të komentonte mbi akuzat e tij të mëparshme.
“Presidenti Trump është një partner shumë kërkues dhe i vështirë. Jo vetëm nga këndvështrimi im, të gjithë e dimë këtë”, shtoi ai.



