Një tërmet i fortë, me magnitudë 7.1 ballë të shkallës Rihter, bazuar në vlerësimet fillestare, goditi prefekturën Kumamoto, Japoni, të martën në mëngjes, sipas Agjencisë Meteorologjike të vendit, JMA.
Autoritetet lëshuan një paralajmërim për cunami prej një metri.
Dridhja arriti nivelin maksimal 7 në shkallën e intensitetit sizmik të vendit, shido, e cila mat forcën me të cilën ndihen tërmetet, tha JMA.
Qeveria japoneze lëshoi paralajmërime emergjente për tërmete për prefekturat Kumamoto, Nagasaki, Kagoshima, Fukuoka, Saga, Oita dhe Miyazaki, të gjitha në ishullin jugor japonez të Kyushu.
Sipas Qendrës Amerikane të Paralajmërimit për Cunam në Paqësor (PTWC), nuk ka kërcënim për cunami në Hawaii dhe Samoa Amerikane pas tërmetit në Japoni.



