Machado i dorëzon Trump-it medaljen e Çmimit Nobel për Paqen

Machado i dorëzon Trump-it medaljen e Çmimit Nobel për Paqen

Liderja e opozitës venezueliane, María Corina Machado, ia ka dhënë medaljen e saj të Çmimit Nobel për Paqen Presidentit Donald Trump gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë, duke thënë se kjo ishte një njohje e angazhimit të tij për lirinë e vendit të saj.

 

"Mendoj se sot është një ditë historike për ne venezuelasit", tha ajo pasi u takua personalisht me Trumpi-n për herë të parë, disa javë pasi forcat amerikane kapën Presidentin venezuelian Nicolás Maduro në Karakas dhe e akuzuan atë për një rast trafiku droge.

 

Trump shprehu mirënjohjen e tij në një postim në rrjetet sociale, duke thënë se ky veprim ishte "një gjest i mrekullueshëm respekti të ndërsjellë".

 

Megjithatë, presidenti amerikan ka refuzuar të mbështesë Machadon si udhëheqësen e re të Venezuelës, pavarësisht se lëvizja e saj pretendon fitoren në zgjedhjet e kontestuara gjerësisht të vitit 2024.

 

Trump është marrë me drejtuesen në detyrë në Venezuelë, Delcy Rodríguez, zv.Presidente. 

 

Por ai tha se takimi me Machadon ishte një "nder i madh", duke e quajtur atë një "grua të mrekullueshme që ka kaluar kaq shumë".

 

Pasi doli nga Shtëpia e Bardhë, Machado foli me mbështetësit e mbledhur te portat jashtë, duke u thënë atyre në spanjisht, sipas Associated Press: "Mund të mbështetemi te Presidenti Trump".

 

"I dorëzova presidentit të Shteteve të Bashkuara medaljen e Çmimit Nobel për Paqen", u tha më vonë Machado gazetarëve në anglisht, duke e quajtur atë "një njohje për angazhimin e tij unik ndaj lirisë sonë".

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy