Planifikonte sulm xhihadist në Gjermani, arrestohet siriani

Planifikonte sulm xhihadist në Gjermani, arrestohet siriani

Autoritetet gjermane njoftuan të dielën arrestimin në Berlin të një 22-vjeçari sirian të dyshuar për planifikimin e një sulmi islamist. 

 

I dyshuari, i arrestuar të shtunën në lagjen Neukolln, dyshohet se ka planifikuar një “sulm të motivuar nga xhihadistët”, tha për AFP një zëdhënës i zyrës së prokurorit publik të Berlinit. 

 

Ky arrestim tregon edhe një herë se kërcënimi terrorist në Gjermani, megjithëse shpesh abstrakt, mbetet i lartë. Aktivitetet e sirianit që ndodhej në Gjermani që nga viti 2023, të cilat sugjeronin përgatitje për një sulm, u zbuluan në kohë”, tha ministri i Brendshëm Alexander Dobrindt në një deklaratë. 

 

I mbajtur në një qendër paraburgimi, i riu sirian po ndiqet penalisht për përgatitjen e një akti të rëndë që rrezikon shtetin. 

 

Sipas gazetës së njohur Bild, materialet që mund të përdoren për të bërë eksplozivë u sekuestruan gjatë kontrolleve të tre rezidencave të të dyshuarit në Berlin. 

 

Sulmi thuhet se kishte për qëllim kryeqytetin, megjithëse nuk u publikuan detaje të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy