Nëntë të vrarë dhe 25 të plagosur nga të shtënat në shkollë dhe shtëpi në Kanada

Nëntë të vrarë dhe 25 të plagosur nga të shtënat në shkollë dhe shtëpi në Kanada

Nëntë persona janë vrarë dhe 25 të tjerë janë plagosur në një incident të tmerrshëm të të shtënave me armë në një shkollë dhe një shtëpi në British Columbia, në pjesën perëndimore të Kanadasë, njofton policia, raporton BBC. 

Gjashtë viktima u gjetën të vdekur brenda Shkollës së Mesme Tumbler Ridge, ndërsa një person tjetër vdiq gjatë transportimit në spital.

Përveç viktimave në shkollë, autoritetet zbuluan dy trupa të tjerë në një banesë në Tumbler Ridge, të cilat besohet të kenë lidhje me ngjarjen. 

Policia po heton nëse ka edhe lokacione të tjera të përfshira dhe po kontrollon prona dhe shtëpi të tjera në komunitet për të përcaktuar shtrirjen e plotë të ngjarjes.

Sipas mediave kanadeze, i dyshuari për sulmin është një grua, por policia ka refuzuar të japë detaje mbi identitetin e saj ose motivet e mundshme të krimit.

Komuniteti i vogël, i vendosur rrëzë Maleve Shkëmbore, është tronditur nga kjo tragjedi, ndërsa autoritetet kanë premtuar një hetim të plotë për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy