Gaza- 18 persona kanë humbur jetën, mes të cilëve 7 fëmijë kanë humbur jetën gjatë natës pas sulmeve ajrore izraelite.
Shifrat raportohen Al Jazeera e cila bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 75 persona.
Nga ana tjetër, ushtria izraelite pretendon se kontrollon afërsisht 40% të Qytetit të Gazës, qendrës më të madhe urbane në territorin palestinez.
Ne kontrollojmë 40% të Qytetit të Gazës. Ofensiva do të vazhdojë të zgjerohet dhe të intensifikohet në ditët në vijim.



