“Teherani po shfrytëzon armëpushimin për të rikuperuar arsenalin e armëve”

“Teherani po shfrytëzon armëpushimin për të rikuperuar arsenalin e armëve”

Teherani dyshohet se po përfiton nga armëpushimi i vendosur me Shtetet e Bashkuara për të rikuperuar armë të fshehura, përfshirë raketa dhe municione, të cilat ishin groposur nën tokë ose kishin mbetur nën rrënoja pas sulmeve izraelito-amerikane.

 

Lajmi raportohet nga NBC, e cila citon tre burime anonime të informuara mbi çështjen, mes tyre edhe një zyrtar amerikan. 

 

Sipas këtyre burimeve, Irani ka përshpejtuar ditët e fundit operacionet për rimarrjen e arsenalit të tij, në pritje të mundësisë që konfliktet të rifillojnë. 

 

Ekspertë të fushës dhe bashkëpunëtorë të Kongresit amerikan vlerësojnë se Teherani mund të ketë arritur të ruajë një pjesë të kapaciteteve të tij raketore duke i shpërndarë armët në zona të ndryshme të territorit. 

 

Kjo strategji dyshohet se është ndjekur në periudhën kur SHBA-të po përgatisnin operacionin ushtarak ofensiv të ndërmarrë më 28 shkurt, në bashkëpunim me Izraelin. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy