Autoritetet iraniane kanë publikuar shifra zyrtare mbi viktimat dhe dëmet materiale të shkaktuara nga trazirat e fundit në vend.
Të dhënat janë bërë publike përmes mediave shtetërore iraniane dhe lidhen me ngjarje që qeveria i cilëson si trazira dhe akte terroriste të mbështetura nga jashtë.
Sipas këtyre shifrave, numri total i personave që kanë humbur jetën është 3,117. Nga ky total, 2,427 persona janë civilë dhe pjesëtarë të forcave të sigurisë, ndërsa 690 persona janë klasifikuar nga autoritetet si autorë të dhunës së armatosur.
Përveç viktimave, raportohen edhe dëme të konsiderueshme materiale.
Sipas të njëjtave burime, janë dëmtuar ose shkatërruar: 305 ambulanca dhe autobusë; 24 pika karburanti; rreth 700 dyqane 300 banesa private; 750 banka 414 ndërtesa qeveritare ;749 komisariate policie; 120 qendra të forcës Basij; 200 shkolla; 350 objekte fetare myslimane; 15 biblioteka; 2 kisha armene; 253 stacione autobusësh; 600 bankomate; rreth 800 automjete private.
ë dhënat janë publikuar nga IRIB dhe Press TV Data Lab, media të kontrolluara nga shteti iranian.
Deri më tani, nuk ka një verifikim të pavarur ndërkombëtar të këtyre shifrave dhe reagimet nga burime të jashtme janë të kufizuara.



