Kriza e emigrantëve në Ceuta, BE thërret takim urgjent pas përplasjeve mes vendeve anëtare

Kriza e emigrantëve në Ceuta, BE thërret takim urgjent pas përplasjeve mes vendeve anëtare

BE do të zhvillojë një takim të jashtëzakonshëm të ministrave të Brendshëm pas krizës së krijuar në Ceuta, territorin spanjoll në Afrikën e Veriut, ku më shumë se 50 mijë emigrantë të parregullt kaluan kufirin nga Maroku, raporton theGuardian. 

 

Situata ka shkaktuar përplasje politike brenda BE-së, pasi kryeministri spanjoll Pedro Sanchez akuzoi disa vende anëtare, veçanërisht Italinë, se po përdorin krizën për interesa politike dhe jo për të treguar solidaritet evropian.

 

Sanchez kërkoi një reagim të përbashkët të vendeve të BE-së, duke deklaruar se menaxhimi i migracionit të paligjshëm kërkon bashkëpunim dhe jo përçarje.

 

Sipas autoriteteve spanjolle, shumica e emigrantëve që kaluan kufirin janë kthyer në Marok, ndërsa mijëra të tjerë mbeten ende në Ceuta. 

 

Presidenti i këtij territori, Juan Jesus Vivas, tha se situata nuk është kthyer plotësisht në normalitet dhe kërkoi që masat e sigurisë të mbeten në fuqi.

 

Gjatë përpjekjeve për të kaluar kufirin, të paktën 67 persona humbën jetën, disa prej tyre të mbytur dhe të tjerë të shtypur gjatë përpjekjeve për të kapërcyer barrierat në zonën bregdetare.

 

Spanja ka nisur instalimin e barrierave të reja përgjatë valëpritësit në Tarajal për të parandaluar kalimet e tjera masive.

 

Italia ka kritikuar qeverinë spanjolle për menaxhimin e situatës dhe njoftoi pezullimin për një muaj të marrëveshjeve të saj Shengen me Spanjën. 

 

Megjithatë, Franca ka kundërshtuar çdo ide për pezullimin e Spanjës nga zona e lëvizjes së lirë, duke e cilësuar bashkëpunimin me Madridin si të shkëlqyer.

 

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se lufta kundër migracionit të paligjshëm kërkon 

 

Vatra e krizës është Ceuta, një territor spanjoll i rrethuar nga territori maroken, i cili ka qenë edhe më parë pikë e përplasjeve diplomatike mes Madridit dhe Rabatit.

 

 Në vitin 2021, rreth 10 mijë persona hynë në Ceuta brenda dy ditësh pas lehtësimit të kontrolleve kufitare nga Maroku.

 

Qeveria spanjolle ia ka atribuar fluksin e fundit rrjeteve të trafikimit të qenieve njerëzore, ndërsa ekspertë të migracionit thonë se shkaqet janë më komplekse dhe lidhen me faktorë ekonomikë, socialë dhe politikë në vendet e origjinës së emigrantëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy