“Do t’i tregojë dikush se Irani ka vrarë 42 mijë protestues”, Trump vijon përplasjen me Papa Leonin XIV

“Do t’i tregojë dikush se Irani ka vrarë 42 mijë protestues”, Trump vijon përplasjen me Papa Leonin XIV

Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka intensifikuar kritikat ndaj Papa Leonit në një seri postimesh në rrjetin e tij Truth Social, duke ndezur reagime të forta në opinionin publik ndërkombëtar dhe në qarqet katolike.

 

Në postimin më të fundit, Trump deklaroi se Irani ka vrarë “të paktën 42,000 protestues të pafajshëm, të paarmatosur, në dy muajt e fundit” dhe theksoi se “që Irani të ketë një bombë bërthamore është absolutisht e papranueshme”, duke përmbyllur mesazhin me sloganin: “Amerika është kthyer!!!”.

 

A mund t'i thotë dikush Papa Leo se Irani ka vrarë të paktën 42,000 protestues të pafajshëm dhe plotësisht të paarmatosur në dy muajt e fundit, dhe se që Irani të posedojë një bombë bërthamore është absolutisht e papranueshme? Faleminderit për vëmendjen tuaj. Amerika është kthyer!!! Presidenti Donald J. Trump.

 

Në një deklaratë të veçantë, ai sulmoi gjithashtu dhe NATO-n, duke pretenduar se aleanca “nuk ishte aty për ne dhe nuk do të jetë në të ardhmen”.

 

Trump ka refuzuar të kërkojë falje për deklaratat e mëparshme ndaj Papa Leonit, të cilin e ka quajtur “të dobët ndaj krimit” dhe “të tmerrshëm për politikën e jashtme”. 

 

Ai gjithashtu fshiu një postim ku shfaqej një imazh i gjeneruar nga inteligjenca artificiale, ku ai paraqitej në mënyrë të ngjashme me figurën e Jezusit.

 

Reagimet ndërkombëtare nuk kanë munguar. Kryeministrja italiane Giorgia Meloni e cilësoi kritikën e Trump ndaj Papës si “të papranueshme”, duke shtuar më tej tensionet diplomatike rreth deklaratave të tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy