Siria, sërish arenë lufte/ Përplasje mes kurdëve dhe forcave qeveritare

Siria, sërish arenë lufte/ Përplasje mes kurdëve dhe forcave qeveritare

Siria është shndërruar sërish në skenë të përleshjeve të reja midis forcave qeveritare dhe luftëtarëve kurdë.

 

Luftimet  janë përqendruar në Alepo në qytetin e dytë më të madh të Sirisë, ku ushtria  ka marrë kontrollin e  këtij rajoni që dominohet nga kurdët, një pakicë e konsiderueshme etnike në verilindje të vendit dhe disa rrethe të Alepos.

 

Përleshjet shpërthyen ndërsa kurdët dhe qeveria siriane po përpiqen të zbatojnë marrëveshjen që arritën në mars, e cila parashikon integrimin e institucioneve të administratës autonome kurde dhe krahut të saj të armatosur, Forcave Demokratike Siriane (SDF), në shtetin e ri sirian.

 

Gjatë natës ushtria siriane nisi një sulm "me predha tankesh dhe bombardime të ashpra artilerie, ndërsa kurdët rezistuan duke u kundërpërgjigjur me dronë.  Forcat Demokratike Siriane të udhëhequra nga kurdët thanë se ofensiva e forcave qeveritare siriane në Alepo u mbështetet nga dronët turq.

 

Videot që kanë qarkulluar tregojnë qytetarë që përpiqen të largohen nga mes breshërive të armëve të zjarrit.

 

Për më tepër, për shkak të luftimeve , dhjetëra mijëra civilë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, me OKB-në që vlerëson të paktën 30 mijë  familje të zhvendosura.

 

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut vuri në dukje se janë vrarë dhjetëra persona, mes të cilëve një vajzë 10-vjeçare ndërsa foli për disa lëshime raketash nga rebelët kurdë që synonin një aeroport ushtarak në Aleppon lindore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy