Presidenti amerikan Donald Trump iu kthehet kërcënimeve ndaj Kubës.
Për shumë vite, Kuba jetonte me sasitë e mëdha të naftës dhe parave që vinin nga Venezuela. Në këmbim, Kuba u ofroi “shërbime sigurie” dy diktatorëve të fundit venezuelianë, por jo më! Venezuela tani ka SHBA-në, ushtrinë më të fuqishme në botë (deri tani!), që e mbron atë, dhe ne do ta mbrojmë atë.
Nuk do të ketë më naftë apo para për Kubën, zero! Unë rekomandoj fuqimisht arritjen e një marrëveshjeje para se të jetë tepër vonë.
Mesazhi i Trump u bë me anë të një postimi në rrjetin social Truth.



