Trump: Nëndetëset amerikane janë afër Rusisë

Trump: Nëndetëset amerikane janë afër Rusisë

Nëndetëset bërthamore amerikane i janë afruar Rusisë, tha Donald Trump në një intervistë me Newmax.

Presidenti përsëriti gjithashtu se do të vendosë sanksione ndaj Rusisë brenda afatit të caktuar për një marrëveshje për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë.

Dërgimi i dy nëndetëseve amerikane drejt Rusisë, erdhi pasi i ish-presidenti rus Dmitry Medvedev përmendi raketat bërthamore të ish-Bashkimit Sovjetik.

Medvedev, i tha presidentit amerikan të enjten të mbante mend se Moska kishte kapacitete të fundit për sulme bërthamore të epokës sovjetike.

Përplasja midis Trump dhe Medvedev erdhi pasi presidenti amerikan e paralajmëroi Rusinë të martën se kishte 10 ditë për të rënë dakord për një armëpushim në Ukrainë ose do të përballej me tarifa, së bashku me blerësit e saj të naftës.

Moska nuk ka treguar shenja se do të pajtohet me kërkesat e Trump.

Medvedev e akuzoi Trumpin se ishte përfshirë në një “lojë ultimatumesh” dhe i kujtoi atij se Rusia zotëronte kapacitete të fundit për sulme bërthamore në epokën sovjetike, pasi Trump i tha të “kishte kujdes me fjalët”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy