Pas naftës, minierat/ SHBA-të në Karakas me kompani për kërkime mineralesh

Pas naftës, minierat/ SHBA-të në Karakas me kompani për kërkime mineralesh

Presidentja e përkohshme e Venezuelës Delcy Rodríguez, dhe Sekretari amerikan për çështjet e brendshme Doug Burgum njoftuan se dy vendet do të punojnë së bashku për të zhvilluar minierat venezueliane.

Sot ndodhemi këtu me mbi 20 kompani amerikane, disa nga kompanitë më të mëdha, më të fuqishme dhe më të mira për minierat dhe mineralet në botë. Këto kompani përfaqësojnë miliarda dollarë investime dhe mijëra vende të reja pune me paga të larta. Kompanitë minerare amerikane po përgatiten për të investuar në Venezuelë. 

 

Vizita e tij vjen pas asaj të Sekretarit të Energjisë Chris Wright, i cili kërkoi "rritje dramatike" të prodhimit të naftës në Venezuelë dhe foli për "mundësi të jashtëzakonshme" si për Uashingtonin ashtu edhe për Karakasin.

 

Ndërsa vëmendja e Uashingtonit deri më tani ka qenë për naftën, Burgum vuri në dukje se vendi i Amerikës së Jugut ishte "gjithashtu i pasur me minerale kritike". Venezuela ka depozita të konsiderueshme të boksitit dhe koltanit, mineral që përmban një metal që përdoret nëpër telefonat celularë, laptopët dhe pajisje të tjera elektronike.

 

“Duhet të ndërmarrim dhe mbështesin reformat në mënyrë që investimet të vijnë në vend. Po marrim nota maksimale për gjithçka”, tha Rodriguez. 

 

Pas kapjes së ish-presidentit Nikola Maduro, presidenti Donald Trump ka paralajmëruar homologen Rodríguez të “bëjë gjënë e duhur” ose do përballet me pasoja të ngjashme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy