Rekord botëror për uiskin japonez 50-vjeçar, shitet 1 milion dollarë

Rekord botëror për uiskin japonez 50-vjeçar, shitet 1 milion dollarë

Një shishe unike uiski single malt Yamazaki 50-vjeçar, e krijuar ekskluzivisht për Club Natsume, një klub privat elitar në Nagoya të Japonisë, është shitur për pothuajse dyfishin e çmimit të parashikuar, 8.250.000 dollarë të Hong Kongut, ose rreth 1.000.000 dollarë amerikanë.

 

Ankandi Bonhams në Hong Kong, në të cilin morën pjesë tre ofertues, theu rekordin e mëparshëm prej 6.200.000 dollarësh të Hong Kongut, afërsisht 790.000 dollarë amerikanë, të vendosur në vitin 2020 për një Yamazaki 55-vjeçar. Shitja u zhvillua më 30 maj.

 

Thyerja e rekordit botëror për një uiski japonez në ankand është një moment i rëndësishëm. Është gjithashtu një tjetër mesazh i fuqishëm i angazhimit të Bonhams për të formësuar të ardhmen e ankandeve të verës së mirë dhe pijeve alkoolike”, tha Amages Auli, drejtues global i verës dhe pijeve alkoolike

 

Uiski 50-vjeçar Yamazaki është prodhimi i dytë më i vjetër i distilerisë, duke u prodhuar vetëm tre herë, në vitet 2005, 2007 dhe 2011. 

 

Shishja 700 ml është etiketuar me washi, letër tradicionale japoneze dhe është nënshkruar nga Shinji Fukuyo, një specialist nga distileria japoneze Suntory, kompania mëmë e Yamazaki-t. 

 

Besohet se kjo shishe është lëshuar në treg në mesin e viteve 2000 dhe që atëherë ka qenë në duar private. Uiski është plakur në drurin më të mirë japonez të lisit Mizunara dhe shishja është shitur në kutinë e saj origjinale prej druri, e shoqëruar me një varëse të gërvishtur në qafë.

Slide 1
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy