Për herë të parë, numri i fëmijëve obezë ka tejkaluar numrin e fëmijëve që janë nënpeshë.
Kjo është ajo që del në përfundim të një studimi të kryer nga UNICEF.
Rreth 1 në 10 persona të moshës midis 5 dhe 19 vjeç, rreth 188 milionë fëmijë dhe të rinj mendohet se preken nga obeziteti.
Studiuesit fajësojnë dietat me ushqimi të përpunuara që janë relativisht të lira dhe me shumë kalori.
UNICEF, një agjenci e Kombeve të Bashkuara, po u bën thirrje qeverive të mbrojnë dietat e fëmijëve nga përbërësit e pashëndetshëm dhe të ndalojnë industrinë ushqimore të përpunuar nga ndërhyrja në vendimet politike.d



