Bullgaria, kusht RMV/ Mehmeti: Qeveria maqedonase nuk do të bëjë ndryshime kushtetuese (VIDEO)

Bullgaria, kusht RMV/ Mehmeti: Qeveria maqedonase nuk do të bëjë ndryshime kushtetuese (VIDEO)

Qeveria e Bullgarisë ka përsëritur kërkesat qëndrimet e saj ndaj qeverisë së Maqedonisë së Veriut për çështjen e të drejtave të bashkësisë bullgare dhe plotësimin e kushtit për vazhdimin e rrugës për në BE, përkatësisht kërkesën për ndryshim të Kushtetutës për bullgarët në vend.

 

Duke folur për edicionin e lajmeve në MCN TV, analisti Ibrahim Mehmeti, tha se një kusht i tillë nuk është i ri.

 

Ai deklaroi se Kryeministri maqedonas e ka deklaruar prerazi se sa kohë të jetë ai në krye të qeverisë, nuk do të ketë ndryshime kushtetuese. 

 

Nuk është asgjë e re, qeveria aktuale e Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk e ka ndërmend të ndërmarrë diçka në këtë drejtim. Kryeministri i Maqedonisë e ka përsëritur se sa kohë të jetë ai Kryeministër, nuk do të ketë ndryshime kushtetuese. 

 

Ndryshimi kushtetues është pikënisje për të folur për temat që pasojnë. Derisa qeveria deklaron se nuk do i bëjë ndryshmet kushtetuese, kjo do të thotë se nuk e merr parasysh kornizën kushtetuese, e cila i parasheh këto ndryshime. 

 

Mungon vullneti për të ndryshuar kushtet. Për këtë kusht të vendosur nga bullgarët, nuk ka pasur tryeza diskutimi mes dy vendeve. Kjo nuk është iniciativë bullgare, por franko-gjermane. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy