Burnham merr detyrën: Do të ndërtojmë një ekonomi të re

Burnham merr detyrën: Do të ndërtojmë një ekonomi të re

Ish-kryetari i bashkisë së Mançesterit të Madh, Andy Burnham, u emërua kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar të hënën, pas kërkesës që Mbreti Charles III i bëri për formimin e një qeverie të re.

 

Në fjalimin e tij të parë si kryeministër, Burnham i dha rëndësi temës së decentralizimit të pushtetit, ndërsa premtoi se do t'i japë fund skenave të të pastrehëve që flenë rrugëve. 

 

Burnham tha se do të ndërhyjë për të ndryshuar një sistem, që sipas tij, ka marrë kthesa të gabuara që nga vitet 1980 kur shumë shërbime publike u privatizuan.

 

"Ne do ta ndryshojmë politikën për ta bërë atë më bashkëpunuese, më shumë për zgjidhjen e problemeve sesa për pikët," tha ai. "Ne do ta heqim pushtetin nga këtu dhe do ta çojmë atë në çdo kod postar, në vend në mënyrë që ata të mund të bëjnë më shumë dhe duke bërë më shumë, do të ndërtojmë një ekonomi të re ku ne i vendosim gjërat thelbësore të jetës përsëri nën një kontroll më të fortë publik për t'i bërë ato të përballueshme për ju."

 

Andy Burnham pason në detyrë Keir Starmer, i cili dha dorëheqjen vetëm dy vjet pasi fitores dërrmuese në zgjedhje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy