Obama paralajmëron krizë politike pas vrasjes së Charlie Kirk

Obama paralajmëron krizë politike pas vrasjes së Charlie Kirk

Ish-presidenti i SHBA-ve, Barack Obama, ka paralajmëruar për një “krizë politike të një forme që s’është parë kurrë” në SHBApas vrasjes së Charlie Kirk.

 

Në një aktivitet në Pensilvani të martën, Obama tha se nuk e njihte Kirkun dhe nuk pajtohej me shumë nga pikëpamjet e tij, por e quajti vrasjen "të tmerrshme dhe një tragjedi".

 

Ai kritikoi komentet e Donald Trump ndaj kundërshtarëve të tij politikë dhe përmendi presidentët e mëparshëm republikanë, të cilët, tha ai, theksonin unitetin kombëtar në momente tensioni të lartë, raportojnë mediat amerikane.

 

Në përgjigje, Shtëpia e Bardhë e quajti Obamën "arkitektin e përçarjes politike moderne". Kirk, 31 vjeç, u vra me armë zjarri ndërsa po mbante një fjalim në Universitetin Utah Valley në Orem më 10 shtator.

 

Të martën, Tyler Robinson, 22 vjeç, u akuzua zyrtarisht për vrasjen e Kirk, vepra penale me armëmbajtje pa leje dhe akuza të tjera. Prokurorët thanë se do të kërkojnë dënimin me vdekje.

 

Prokurori i Qarkut të Utahut, Jeffrey Gray, tha se Robinson kishte dërguar mesazhe me tekst thuhet se thoshte se e kishte qëlluar Kirkun sepse "i kishte ardhur në majë të hundës urrejtja e tij".

 

Përpara se Robinson të kapej, aleatët kryesorë të Trumpit ua hodhën fajin për vrasjen aktivistëve të krahut të majtë dhe retorikës së ligjvënësve demokratë dhe mbështetësve të tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy