Ukrainasit po mbrojnë atë që është e tyre! Sigurisht, ne nuk do t'i japim Rusisë asnjë shpërblim për atë që ka bërë. Përgjigja për çështjen territoriale të Ukrainës është tashmë në Kushtetutën e Ukrainës. Ukrainasit nuk do t'ia japin tokën e tyre pushtuesit.
Kështu shkroi Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në Telegram.
Sipas raportimeve në Wall Street Journal, Presidenti rus Putin i ka paraqitur administratës Trump një propozim për armëpushim që përfshin lëshime të rëndësishme territoriale nga Kievi dhe një angazhim për njohje globale të pretendimeve të saj.



