Plani i paqes në Gaza/ Trump: Hamasi ka 3-4 ditë kohë për t’u përgjigjur

Plani i paqes në Gaza/ Trump: Hamasi ka 3-4 ditë kohë për t’u përgjigjur

Presidenti amerikan Donald Trump u tha gazetarëve të martën se po i jep Hamasit "tre deri në katër ditë" për t'iu përgjigjur planit të paqes në Gaza, të cilin ai e shpalli së bashku me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu një ditë më parë.

 

I pyetur nga Alayna Treene e CNN-së për afatin kohor, Trump tha se "nëse Hamasi nuk pranon marrëveshjen, fundi do të jetë i trishtë”.

 

Ne thjesht po presim Hamasin, dhe Hamasi ose do ta bëjë ose jo, dhe nëse nuk e bën, do të jetë një fund shumë i trishtë”, tha Trump.

 

Trump tha të hënën se fundi i luftës në Gaza ishte më afër se kurrë pasi Netanjahu ra dakord për planin 20-pikësh. Por propozimi ende s’e ka marrë miratimin e Hamasit. Bëhet fjalë për një numër dispozitash të përfshira në plan që grupi terrorist i ka refuzuar më parë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy