Presidenti amerikan Donald Trump ka publikuar në rrjetet sociale një imazh të ri, ku shfaqet Nicolas Maduro me pranga në duar.
Shefi i Shtëpisë së Bardhë thotë në mesazhin e tij se: “Nicolas Maduro në bordin e USS Iwo Jima”, kjo e fundit është anija që po e transporton Presidentin e Venezuelës drejt SHBA-ve.
Udhëheqësi i Venezuelës dhe Zonja e Parë po mbahen në anijen sulmuese amfibe USS Iwo Jima dhe janë duke u nisur drejt Nju-Jork-ut për t'u ndjekur penalisht për trafik droge. Operacioni u krye nga një njësi e elitës Delta Force, e cila i nxori Maduron dhe Flores nga shtrati dhe i futi në një helikopter.




