Valë e rrezikshme e të nxehtit pritet të godasë SHBA-në para festës së 4 Korrikut

Valë e rrezikshme e të nxehtit pritet të godasë SHBA-në para festës së 4 Korrikut

Miliona banorë në Bregun Lindor të Shteteve të Bashkuara po përballen me një valë të rrezikshme të nxehti dhe lagështie, ndërsa temperaturat pritet të arrijnë deri në 38°C, me indeksin e nxehtësisë që në disa zona mund të shkojë deri në 46°C (115°F), njofton BBC. 

 

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, qytete si Uashingtoni, Filadelfia dhe Nju Jorku do të përjetojnë temperatura ekstreme gjatë fundjavës së festës së 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së SHBA-së.

 

Vala e të nxehtit po ngre shqetësime, pasi përkon me festimet për 250-vjetorin e pavarësisë së SHBA-së, ku pritet të marrë pjesë edhe presidenti Donald Trump, si dhe me zhvillimin e disa ndeshjeve të Kupës së Botës për Klube, të cilat do të luhen në ambiente të hapura.

 

Meteorologët paralajmërojnë se nxehtësia do të jetë e pazakontë për kohëzgjatjen e saj, me temperatura të larta edhe gjatë natës, duke rritur rrezikun për personat pa ambiente të freskëta ose pa hidratim të mjaftueshëm.

 

"Ky nivel i rrallë i nxehtësisë, me pak ose aspak lehtësim gjatë natës, përbën rrezik për këdo që nuk ka mundësi ftohjeje ose hidratimi të mjaftueshëm", paralajmëroi Shërbimi Kombëtar i Motit.

 

Në Uashington, autoritetet kufizuan pjesëmarrjen në provat për koncertin e 4 Korrikut, ndërsa Donald Trump ka deklaruar se do të mbajë një fjalim në ambient të hapur, pavarësisht temperaturave të larta.

 

"Meqë ra fjala, më 4 korrik do të jenë rreth 47 gradë Celsius dhe unë do të mbaj një fjalim vërtet të gjatë vetëm për të treguar se mund ta bëj", tha Trump.

 

Ndërkohë, ekspertët theksojnë se valët e të nxehtit po bëhen gjithnjë e më të shpeshta, më intensive dhe më të gjata si pasojë e ndryshimeve klimatike. 

 

Sipas tyre, temperatura mesatare globale është rritur me rreth 1.1°C që nga fillimi i epokës industriale dhe pritet të vijojë të rritet nëse nuk reduktohen ndjeshëm emetimet e gazeve serrë.

 

Parashikimet tregojnë se temperaturat do të ulen disi pas 4 Korrikut, ndërsa në disa zona priten edhe stuhi të forta, megjithëse moti do të mbetet mbi mesataren sezonale.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy