Një alarm për tsunami është shpallur për pjesën lindore të bregut të Japonisë, pas një tërmeti me magnitudë 7.6 që goditi detin pranë vijës bregdetare të hënën, njoftonë Agjencia Meteorologjike e Japonisë.
Sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS), tërmeti ndodhi në orën 23:15 me kohën lokale (09:15 ET), rreth 70 km (44 milje) larg bregut të vendit dhe në një thellësi prej rreth 33 miljesh.
Agjencia Meteorologjike e Japonisë (JMA) tha se lartësia e tsunami-t mund të arrijë deri në rreth 3 metra në disa zona të bregdetit, përfshirë Iwate, Aomori dhe pjesë të Hokkaido. Agjencia tha se në Aomori është regjistruar tashmë një valë tsunami me lartësi 16 inç (40 cm).
Kryeministrja e re e Japonisë, Sanae Takaichi, e zgjedhur në tetor, tha se qeveria e saj do të punojë ngushtë me autoritetet lokale për të vlerësuar dëmet dhe për të vendosur masa emergjente.
Qeveria do të “veprojë si një e tërë nën parimin e vendosjes së jetës njerëzore në radhë të parë,” tha ajo.
Sipas CNN, Japonia nuk është e panjohur për tërmete të forta. Ajo ndodhet në Rrethin e Zjarrit, një zonë me aktivitet të madh sizmik dhe vullkanik në të dy anët e Oqeanit Paqësor. Tërmeti më i keq në historinë e fundit të Japonisë ishte tërmeti "Tohoku" me magnitudë 9.1 në vitin 2011, i cili shkaktoi një tsunami të madhe dhe një katastrofë bërthamore.



