Vijojnë hetimet për krimet seksuale të Epstein/ Departamenti i drejtësisë publikon dosjet me akuza kundër Trump

Vijojnë hetimet për krimet seksuale të Epstein/ Departamenti i drejtësisë publikon dosjet me akuza kundër Trump

Presidenti amerikan Donald Trump është vendosur sërish në qendër të akuzave nga Departamenti Amerikan të Drejtësisë. Sipas të dhënave që janë publikuar nga dosjet e Epstein, pretendohet se Presidenti Amerikan Donald Trump u përpoq të detyronte një vajzë të mitur të kryente seks oral. FBI thotë se ka intervistuar viktimën e dyshuar në vitin 2019 si pjesë e hetimit të saj ndaj financierit Jeffrey Epstein. Departamenti i Drejtësisë ka  publikuar një intervistëë të një prej vajzave të abuzuara ku ajo akuzonte Trump se e kishte ngacmuar seksualisht kur ishte 13 vjeç. 

 

Pas këryre deklaratave ka reaguar edhe Shtëpia e Bardhë, duke mos pranuar asnjë nga detajet e publikuara.

 

“Siç e kemi thënë pafundësisht, Presidenti Trump është liruar plotësisht nga akuzat nga publikimi i Dosjeve Epstein. Departamenti i Drejtësisë nën administratën e mëparshme të Joe Biden nuk kishte ngritur akuza kundër Trump, sepse ata e dinin që Presidenti Trump nuk bëri absolutisht asgjë të gabuar. Këto pretendime janë të pabaza dhe të pavërteta.“

 

Sipas hetuesëve presidenti Trump përmendet me mijëra herë në dosjet e publikuara nga departamenti i drejtësisë, duke përfshirë e-mailet dhe korrespondencën e dërguar nga vetë Jeffrey Epstein te të tjerët, ndërkohë që presidenti Trump nuk është akuzuar për ndonjë krim nga të mbijetuarit e Epstein që kanë dalë hapur deri më tani. 

 

Përveç intervistave të dëshmitarëve të pyetur nga FBI, përfshirë dhe një grua të paidentifikuar në vitin 2019, grupi i plotë i dosjeve të Epstein përmban gjithashtu një listë të akuzave të bëra kundër Trump nga telefonuesit në linjën e saj kombëtare të Qendrës së Operacioneve të Kërcënimeve.

 

Vetë presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se lidhja e tij me Epstein përfundoi në mesin e viteve 2000 dhe se ai nuk ishte kurrë në dijeni të abuzimit seksual të financierit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy