Prokurori i Filadelfias, Larry Krasner, i paralajmëron agjentët e ICE-së pas të shtënave në Minneapolis: “Nëse ndonjë agjent i zbatimit të ligjit, ndonjë agjent i ICE-së do të vijë në Filadelfia për të kryer krime, atëherë mund të largoheni nga këtu. Do t’ju akuzoj për ato krime. Do të arrestoheni. Do të dilni në gjyq. Do të dënoheni.”
Kasner shtoi se Presidenti Donald Trump nuk mund t’i falë për një dënim nga gjykata shtetërore.
A më dëgjoni, agjentë të ICE-së? Ka oficerë të zbatimit të ligjit të ndershëm dhe të mirë moral atje jashtë, përfshirë edhe në ICE. Kjo nuk është për ju. Kjo është për këdo që mendon se është mbi ligjin.
Reagimi i tij vjen pasi një grua u qëllua nga një oficer i ICE-së në Minneapolis. Zyrtarisht u tha se oficerët e ICE-së ishin në veprim.
Ata mbetën të bllokuar në dëborë për shkak të motit të keq që është në Minneapolis. Po përpiqeshin të shtynin automjetin e tyre dhe një grua i sulmoi dhe u përpoq t’i shtypte dhe t’i përplaste me makinën e saj.
Një oficer i reagoi dhe qëlloi, duke e lënë gruan të vrarë.



