Vritet gazetari në Kolumbi, në një zonë të kontrolluar nga një grup i armatosur

Vritet gazetari në Kolumbi, në një zonë të kontrolluar nga një grup i armatosur

Trupi i pajetë i një gazetari të ri u gjet të premten, në një zonë të Kolumbisë veriperëndimore ku veprojnë organizata të armatosura të përfshira në trafikun e drogës dhe tregtinë e arit të nxjerrë në mënyrë të paligjshme, konfirmoi presidenti i vendit, Gustavo Petro.

 

Mateo Perez, 25 vjeç, u zhduk të martën ndërsa raportonte për dhunën në një zonë rurale në departamentin e Antioquia, në veriperëndim, ku veprojnë si disidentët e ish-Forcave të Armatosura Revolucionare të Kolumbisë (FARC) ashtu edhe trafikantët e drogës të Clan del Golfo, karteli më i fuqishëm në vendin e Amerikës Latine, raportoi fillimisht Fondacioni për Lirinë e Shtypit (FLIP) nëpërmjet X.

 

Ai u vra nga John Edison Chala Torrejano”, deklaroi Presidenti Petro në X, duke shtuar se ekipi i Edison Chala është i përkushtuar për të kontrolluar minierat e paligjshme të arit.

 

Kreu i shtetit shtoi se Kryqi i Kuq dhe Avokati i Popullit, me mbështetjen e qeverisë, arritën të hynin në zonë dhe të gjenin trupin.

 

Zona e Brisenos, ku gazetari u gjet i vdekur, është, sipas Presidentit Pedro, “Zona ku është regjistruar shkalla më e lartë e vrasjeve në të gjithë Kolumbinë”.

 

Ministri kolumbian i Mbrojtjes, Pedro Sanchez, kishte njoftuar se do të kryhej një operacion ushtarak për të gjetur gazetarin dhe studentin e ri.

 

Mateo Perez, drejtor i revistës dixhitale El Confidente de Yarumal, nuk hezitoi pavarësisht kërcënimeve që kishte marrë, të mbulonte çështjet politike, krimin dhe korrupsionin.

 

Gazetarët në Kolumbi shpesh jetojnë nën kërcënimin e grupeve të armatosura që kontrollojnë sipërfaqe të gjera të vendit, duke fituar jetesën nga trafiku i kokainës, minierat e paligjshme dhe zhvatja.

 

Të paktën 170 gazetarë janë vrarë në Kolumbi që nga viti 1977.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy