"SHBA shqyrton zhbllokimin e 20 miliardë dollarëve për Iranin në këmbim të uraniumit"

"SHBA shqyrton zhbllokimin e 20 miliardë dollarëve për Iranin në këmbim të uraniumit"

Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë zhbllokimin e rreth 20 miliardë dollarëve fonde të ngrira për Iranin, në këmbim të dorëzimit të rezervave të uraniumit të pasuruar. 

 

Lajmi është bërë i ditur nga media amerikane Axios, duke cituar dy zyrtarë amerikanë dhe burime të tjera të informuara mbi negociatat. Sipas raportimit, kjo është pjesë e një plani trefaqësh që synon përfundimin e luftës. Një zyrtar e ka përshkruar propozimin si “një nga shumë diskutimet” që po zhvillohen aktualisht mes palëve. 

 

Megjithatë, menjëherë pas publikimit të lajmit, Presidenti amerikan Donald Trump e mohoi këtë mundësi. Në një reagim në rrjetin social Truth Social, ai theksoi se SHBA nuk do të japë para në asnjë formë, duke shtuar se do të sigurojë materialin bërthamor të krijuar nga operacionet ushtarake. Trump ka lënë të hapur edhe mundësinë e një udhëtimi në Islamabad, Pakistan, për nënshkrimin e një marrëveshjeje paqeje, nëse arrihet dakordësi në raundin e dytë të bisedimeve që pritet këtë fundjavë. 

 

Raundi i parë i negociatave nuk prodhoi rezultat konkret. Zëvendëspresidenti J.D. Vance ka deklaruar se çështja kryesore mbetet pasurimi i uraniumit dhe shqetësimet për ambiciet bërthamore të Iranit. Administrata amerikane synon të sigurojë që Irani të mos ketë akses në rreth 2,000 kilogramë uranium të pasuruar që ndodhet në objektet nëntokësore, përfshirë rreth 450 kilogramë të pasuruar në nivelin 60%. 

 

Palët po negociojnë për fatin e këtij stoku, sasinë e fondeve që mund të zhbllokohen dhe kushtet se si Irani mund t’i përdorë këto para. Nëse arrihet marrëveshje, uraniumi i pasuruar pritet të dërgohet në një vend të tretë, ndërsa një pjesë e tij mund të përpunohet për uljen e nivelit të pasurimit brenda Iranit nën mbikëqyrje ndërkombëtare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy