Kryebashkiaku i Çikagos Brandon Johnson nënshkroi një urdhër ekzekutiv që e çon në përplasje me Shtëpinë e Bardhë. Ndërsa administrata republikane kërkon të ndjekë politika kundër emigracionit dhe kundër grupeve kriminale nëpër çdo shtet, Çikago ka bërë në plan që t’u rezistojë këtyre masave.
“Mund të shohim trupa të Gardës Kombëtare dhe automjete ushtarake të armatosura nëpër rrugët tona. Ne nuk e kemi kërkuar këtë, por, megjithatë, e gjejmë veten të detyruar t'i përgjigjemi kësaj”, tha kryebashkiaku i Çikagos Brandon Johnson.
Urdhri i kryetarit të bashkisë thotë se policia e Çikagos nuk do të “bashkëpunojë me agjentët federalë në patrullime të përbashkëta, operacione arrestimesh ose detyra të tjera. Urdhri u kërkon gjithashtu oficerëve federalë që mos të mbajnë maska, të përdorin kamera trupore dhe të identifikohen para publikut me emra dhe numra identifikimi.
Analistët amerikanë janë të paqartë se sa fuqi ka ky urdhër përballë planeve federale të presidentit Donald Trump. Shtëpia e Bardhë ndërkohë e përshkroi veprimin e Johnson si një "lëvizje për publicitet".



