Dyshime për pastrim parash në Berat, sekuestron mbi 54 mijë euro dhe valuta të tjera

Dyshime për pastrim parash në Berat, sekuestron mbi 54 mijë euro dhe valuta të tjera

Një rast i dyshuar i pastrimit të produkteve të veprës penale është goditur nga policia në Berat, në kuadër të një operacioni të koduar “Produkti”.

 

Operacioni u zhvillua mbi bazën e informacioneve të siguruara nga strukturat policore. Si rezultat i veprimeve të ndërmarra në terren, u bë i mundur arrestimi në flagrancë i K. K., 67 vjeç, banues në qytetin e Beratit.

 

Gjatë kontrolleve të ushtruara nga uniformat blu, si në automjetin e tij ashtu edhe në banesë, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale shuma të konsiderueshme parash në valuta të ndryshme. 

 

Konkretisht, policia sekuestroi 54 890 euro, 2020 paund britanikë, 1850 dollarë amerikanë dhe 2850 franga.

 

Sipas dyshimeve të para të hetuesve, këto shuma monetare mund të jenë përfituar nga veprimtari të kundërligjshme. Përveç parave, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan edhe një automjet si dhe një aparat celular, të cilat pritet të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të kësaj çështjeje.

 

Autoritetet bëjnë me dije se veprimet hetimore dhe procedurale janë ende në vijim, ndërsa materialet iu referuan Prokurorisë Berat, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy