Rusia godet Kievin me dronë, sulmohen pikat e karburantit dhe hekurudha

Rusia godet Kievin me dronë, sulmohen pikat e karburantit dhe hekurudha

Rusia sulmoi me dronë Kievin herët të mërkurën, duke goditur dy pika karburanti dhe disa zona të tjera të kryeqytetit. Një person humbi jetën dhe shtatë të tjerë u plagosën.

 

Gjithashtu, u sulmuan linjat hekurudhore në Kiev dhe një punonjës u lëndua. Shpërthime u dëgjuan në qytet dhe u pa tym në disa zona.

 

Sipas autoriteteve, Rusia po përdor gjithnjë e më shumë dronë më të shpejtë, të cilët janë më të vështirë për t’u ndaluar.

 

Sulmi ndodhi vetëm disa orë pasi Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy u takua me Presidentin amerikan Donald Trump në Neë York. Ata diskutuan mundësinë e një armëpushimi që do të ndalonte sulmet ndaj infrastrukturës energjetike.

 

Zelensky tha se Ukraina është gati për një marrëveshje të tillë, nëse edhe Rusia ndalon sulmet ndaj infrastrukturës ukrainase.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy