
Presidenti izraelit Isaac Herzog mori një letër këtë mëngjes të nënshkruar nga Presidenti i amerikan Donald Trump, ku i kërkohet të marrë në konsideratë faljen e kryeministrit Benjamin Netanyahu, i cili aktualisht po gjykohet për akuzat e ryshfetit, mashtrimit dhe shkeljes së besimit.
Lajmi raportohet nga mediat izraelite, duke cituar një deklaratë nga zyra e Herzog.
“Presidenti ka respekt të madh për Donald Trump dhe përsërit mirënjohjen e tij për mbështetjen e tij të vazhdueshme ndaj Izraelit dhe kontributin e tij të jashtëzakonshëm në kthimin e pengjeve, në ndryshimin e fytyrës së Lindjes së Mesme dhe Gazës, dhe në ruajtjen e sigurisë së Shtetit të Izraelit. Megjithatë, siç është bërë e qartë në shumë raste, kushdo që kërkon falje duhet të paraqesë një kërkesë sipas procedurave të përcaktuara”, thuhet në deklaratë.
Gjyqi ndaj Netanyahut filloi në vitin 2020 dhe është ende larg përfundimit.
Herzog, në përgjigje të Trump, nuk pranoi të mbante një qëndrim për këtë çështje, duke thënë në një deklaratë nga zyra e tij se një kërkesë për falje duhet të kalojë nëpër kanalet e duhura.



